TIRANE- Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e dëborës përfshinë edhe qarkun e Tiranës.
Mëngjesin e sotëm në disa zona të kryeqytetit reshjet e borës ishin më të dukshme, ndërsa gjurmët e saj qëndronin mbi makina, pavarësisht se zbardhi krejt qytetin për pak çaste në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrethinat e Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)