Fshati turistik i Llogarasë këtë të martë është mbuluar nga dëbora. Dëbora ka nisur rreth orëve të para të mëngjesit dhe momentalisht po bie akoma duke e zbardhur gjithë fshatin.

Rruga nacionale është tashmë e kalueshme pasi borëpastrueset kanë pastruar aksin nacional duke i hedhur dhe kripë.

Për drejtuesit e automjeteve këshillohet lëvizja me goma dimërore dhe zinxhirë. Trashësia e dëborës ka shkuar në 10 cm në brendësi të fshatit turistik ndërsa në majën e Llogorasë shkon deri në 25 cm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: