Moderatorja e njohur Bora Zemani ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti.

Bora rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj e veshur me një fustan përallor ngjyrë të verdhë, teksa pozonte në tapetin e kuq.

Mirëpo pjesë e sfilatës janë të pranishëm dhe vëllezërit Veshaj. Ata gjithashtu janë parë duke pozuar në tapetin e kuq disa minuta përpara se të mbërrinte Bora.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë qenë dy personazhet të cilët e kanë bërë gjithashtu të ditur në rrjetet sociale se janë pjesë e evenimentit të sotshëm.

Në videot e publikuara dyshja nuk janë parë ende të kenë rastisur së bashku pork jo mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë ndonjë ‘përballje’.

Duket se përveç ambienteve të televizionit ku punojnë, tashmë Bora dhe Donaldi gjendjen pranë njeri-tjetrin edhe në evenimente të ndryshme. /PanoramaPlus/

 

 

      

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb