TIRANE

Dyshime të shumta u krijuan në rrjetet sociale ditët e fundit rreth një dasme të munshme mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit.

Shkak u bë një koment i mikeshës së ngushtë të moderatores, Semi Jaupajt. Në një postim të Borës, ajo komentoi me emojin e një nuseje, gjë që nxiti polemika se Bora dhe Donaldi po mendojnë të kurorëzojnë dashurinë në martesë.

Gjë që është mohuar nga vetë Semi e cila tha në “Zemër Luana” se nuk ka asnjë dasmë në plane. Këngëtarja shpjegoi se i thërret shoqes së saj “nuse” dhe kjo është arsyeja pse i bëri atë koment.

“Jo, nuk do të ketë një dasmë së shpejti. Unë e thërras ‘nuse’ me përkëdheli dhe ndaj ia bëra atë koment”,-tha Semi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb