Që ato janë me njëri-tjetrin kjo është diçka e vjetër tashmë, mirëpo fotot e përbashkta të dyshes kurdoherë përbëjnë interes për publikun.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, së fundmi janë kapur “mat” duke darkuar në një restorant në Prishtinë. Ndonëse bënë një tentativë për tu fshehur duke u shfaqur me kapele, sërisht janë fotografuar të buzëqeshur duke biseduar me njëri-tjetrin.

Viber Image 2022 09 17 11 18 33 876
Viber Image 2022 09 17 11 18 33 876

Imazhet e çiftit më të përfolur në showbizin shqiptar janë publikuar nga “Paparaci”.

Dy ditë më parë moderatorja u vu në qendër të vëmendjes me një postim në Instagram, ku shihej në makinë duke dëgjuar e kënduar këngë popullore për Vlorën. Siç dihet tashmë ajo dhe Donaldi janë nga Vlora.

Megjithatë, çfarë bëri përshtypje ishte fakti se Bora ishte e shoqëruar nga dikush tjetër në makinë. Kjo u vu re pasi personi në fjalë, i cili kudo në rrjet aludohet se ëshë Donaldi, fishkëllente duke tërhequr vëmendjen e moderatores.

Gjatë videos Bora vijon të këndojë dhe nuk e zbulon fytyrën e personit që e shoqëron, duke u komentuar përsëri në rrjet.

Kujtojmë që Bora dhe Donaldi zgjodhën natën përmbyllëse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë për tu shfaqur krah njëri-tjetrit para të gjithëve.
Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb