Kur përmendet emri i Bora Zemanit, të gjithëve na shkon mendja se bëhet fjalë për ndonjë detajë tjetër në lidhje me Donald Veshajn.

Por këtë herë në fakt është vënë re diçka tjetër në profilin e moderatorës. Bora është komentuar shpeshherë edhe për paraqitjen e saj, mënyrën se si vishet.

Së fundmi, Zemani ka bërë xing në veshje me këngëtaren e njohur kosovare, Leonora Jakupi. Moderatorja në after-party-n e sfilatës së Valdrin Sahitit zgjodhi të vishte një nga fustanet e stilistit, të cilin Leonora e ka veshur para shumë kohësh, kur ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”. Bëhet fjalë për fustanin e gjatë ngjyrë kafë, të mershinit i cili mesa duket është një ndër fustanet e Valdrinit që pëlqehet shumë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duhet ta pranojmë që të dyja duken mjaft bukur në atë fustan, duke theksuar edhe linjat e rregullta që kanë si këngëtarja edhe moderatorja. Sipas jush cilës nga të dyja i rri më bukur veshja?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb