Mbrëmjen e spektaklit të djeshëm, Bora Zemani dhe Semi Jaupaj, bën një përballje me njëra-tjetrën në “Për’puthen Prime”. Dy mikeshat e ngushta kanë rrëfyer historinë e shoqërisë së tyre prej 15 vitesh tashmë.
Semi ishte surpriza e natës për moderatoren. Ato janë ulur përballë me njëra- tjetrën dhe kanë dhuruar një bisedë shumë të këndshme për publikun, ku kanë rrëfyer momentet e bukura dhe sa të rëndësishme janë ato në jetën e gjithsecilës.

Ishte opinionisti i emisionit, Arjan Konomi, i cili i kërkoi Borës që të kishin jë përballje me Semin dhe të na rrëfenin gjithçka nga miqësia e tyre.

Pjesë nga biseda:

Bora: Kur të shoh i kam përpara syve të gjitha ato momentet e para që jemi njohur me njëra- tjetrën, kemi qenë në të njëjtën klasë në gjimnaz në vit të parë. Kemi qenë tre shoqe në faktin të treja karaktere te ndryshme nga njëra- tjetra. Unë isha ajo vajza që doja të qëndroja në bankë të fundit sepse më bezdisnin të gjithë, i shikoja të gjithë me inat. Aulona ishte ajo vajza që i mbante ekuilibrat me të gjithë, ndërsa Semi ishte tipike ajo vajzë që qëndronte tek dera dhe nuk do t’i fliste vetëm klasës por edhe atyre që kalonin nëpër korridore. Nuk e kuptoj përse u lidhëm kaq ngushtë më njëra- tjetrën.

Semi: Nuk e di, fati mbase deshi kështu dhe jam shumë e lumtur që ndodhi kështu, sigurisht që ne kemi bërë punën tonë për të qëndruar afër njëra- tjetrës. Por kur mendoj karakteret e ndryshme që kemi, mendoj se fati.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bora: Megjithatë kemi kaluar sprova shumë të mëdha në të treja dhe kemi qenë aty për njëra-tjetrën në çdo lloj vështirësie, dua ta theksoj më tepër se mbase në momente të tjera mund të kemi shoqëri plot.

Semi: Ke njerëz për të ndarë momentet më të bukura por ato të vështirat ke pak njerëz dhe janë ata të vërtet aty, kur dëshiron të ndash një hall apo të qash apo të flasësh edhe sikur ta kesh gabim, kështu që publikisht faleminderit që ke qenë në jetën time për 15 vite me rradhë, tamam ashtu je një dritë dielli për mua dhe do jesh gjithë jetës.

Bora: Faleminderit edhe ty që je pjesë e jetës time. Unë nuk jam mësuar kështu duhet të jem gjithmonë e fortë duke përballuar emocionet dhe për të mos treguar asgjë. Si mendon, cili është sekreti i kësaj shoqërie?

Semi: Besimi i verbër që kemi tek njëra tjetra, kjo është kryesorja që unë besoj tek ty edhe sikur një botë të ishte kundra teje dhe ti sikur një botë të ishte kundra meje.

Bora: Patjetër, megjithatë me duke qenë se jemi në “Për’puthen” dhe ne këtu përpiqemi që të jemi sa më realë dhe t’i tregojmë gjërat pa filtra fare, sigurisht që një shoqëri e tille jep mesazhe shumë të bukura dhe duken sikur këto 15 vite për ne kanë qenë vetëm fushë me lule, nuk kemi pasur kurrë mosmarrëveshje me njëra- tjetrën por në fakt kemi pasur që ziheshim më njëra- tjetrën dhe nuk flisnim. Megjithatë dua të tregoj që edhe në momentet që nuk flisnim me njëra- tjetrën, ku periudha më e gjatë mund të ketë qenë një muaj kam përshtypjen.

Semi: Dhe shumë ka zgjatur sepse ne të dyja kokëforta për mos ta ulur hundën.

Bora: Pavarësisht se e dinim që një moment në do flisnim unë isha shumë e qartë që ne do flisni, dhe kjo marrëdhënie u mbyll këtu edhe ne të dyja nuk do të flasim më kurrë, unë gjithsesi e vuaja shumë, qaja se më kishte kishte marrë malli për Semi dhe nuk i shkruaja nga inati se thoja ajo duhet të më shkruaj mua. Kam përshtypjen që marrëdhënia jonë është tipike e atyre motrave që ndonjëherë edhe zihesh me motrën tënde por e di qe aty e ke. Përfitimet ë mira që vijnë nga një shoqëri janë pastaj dhe situatat që na ndodhin në jetë dhe e ke patjetër një krah të djathë të sigurt.

Semi: A jam unë krahu jot i djathë i sigurt?

Bora: Patjetër që po. Ti e di sepse sado që unë ,und të dukem vajza e fortë që mund të bëj me kokën time dhe dukem e sigurt në çdo hap që hedh, në fakt jo kam edhe unë ato pasiguritë e mia edhe të gjitha këto i ndaj me Semin dhe me Aulonën.

Semi: Çfarë do bëja unë pa ty dhe Aulonën.

Bora: Ia dole të qëndroje disa muaj pa ne.

Elona: Semi, cilat janë ato këshillat që i jep Borës, sidomos kohëve të fundit. Sepse nga ajo që ne kuptojmë është që Semi është shpatulla ku mbështetet Bora.

Semi: Vazhdo të jesh një shpirt i bardhë, i bukur nga brënda dhe nga jashtë, jeta është shumë e shkurtër kështu që duhen shijuar të gjitha momentet, qoftë ato të trishta që ndonjëherë të mërzisin por më pas e kupton që thjeshtë bëhesh më e fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb