“Unë zgjedh që tatuazhet e mia t’i kem të vogla por me një kuptim shumë të madh”- ishte kjo deklarata e Bora Zemanit kur zbuloi pak kohë më parë një nga tatuazhet më të rëndëshishme që ka në trup.

Moderatorja ka folur publikisht për disa nga tatuazhet e saj, të dedikuar njerëzve më të rëndësishëm për të, djalit të saj Arborit dhe dy prindërve. Por së fundmi ndjekësit kanë vënë re një tatuazh të ri të moderatores. Ajo publikoi disa foto me bikini nga pushimet në Turqi, dhe përpos komplimenteve bien në sy edhe komentet për tatuazhin e ri të moderatores.

Në fotot e publikuara vihet se Bora ka një tatuazh abstrakt anash gjoksit.

Nëse për shumicën e tatuazheve të tjera që ka ajo ka folur publikisht, në lidhje me tatuazhin e fundit Bora nuk ka vendosur të tregojë asgjë. Megjithatë forma e tatuazhit që ajo ka bërë në trup sjell në vëmendje postimin e aktorit të humorit Donald Veshaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Para publikimit të këngës së tij, e cila është dedikim për Borën, ai publikoi në Instagram disa foto me veprat abstrakte të Picassos.

Gjithashtu Donaldi publikoi një video pak kohë më parë ku ndodhej në një studio tatuazhesh, por nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

Këto detaje mund të jenë të gjitha rastësi, megjithatë dyshimet se dyshja mund të kenë bërë deidikim për njëri-tjetrin po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet.

Ndjekësit e Borës nuk kanë nguarruar ta pyesin moderatoren për tatuazhin e ri në seksionin e komenteve, por nuk kanë marrë përgjigje. Disa e lidhin tatuazhin me Donaldin, duke e konsideruar si dedikim, ndërsa të tjerë janë kuriozë për kuptimin e vërtetë të tij.

Kujtojmë këtu se Donaldi është shprehur edhe në këngët e tij se ka një tatuazh dedikuar dikujt. Madje në një nga emisionet e tij vite më parë kur kishte të ftuar Borën, ai la të kuptohej se ka një tatuazh dedikuar asaj.

Nga ana tjetër Bora Zemani ka treguar se ka disa tatuazhe të vogla në trupin e saj, ku të gjithë kanë një kuptim për të. Ajo zbuloi se tatuazhi që mban në dorë me disa flokë bore është i dedikuar djalit të saj Arborit. Tatuazhe të tjera të Bora Zemanit, janë edhe buzët e mamasë së saj dhe gradat e kolonelit të babait të saj ushtarak./Panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb