Edhe pse sot është 1 Prill, kjo rastësi mes Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt nuk duket aspak si një gënjeshtër…
Ndërsa Bora Zemani njoftoi përmes një postimi në Instagram se në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme do të publikonte këngën e saj të parë, vetëm pak minuta më pas të njëjtin njoftim ka bërë edhe Beatrix, e cila fton fansat që të bëhen gati për këngën e saj të re.
Por duket se jo vetëm dita dhe ora është e njëjtë për dy vajzat që tashmë dihet se “çfarë i ndanë”, por edhe titujt duken sikur janë njësoj, ose sikur i japin përgjigje njëri-tjetrit.
“Nuk jam si ti” titullohet kënga e Borës, ndërsa kënga e Beatrix titullohet “As unë si ti”!
Epo ngelet për të pritur deri në orën 20:00 për të dëgjuar këngët, e për të kuptuar diçka më tepër nga ky veprim i bukurosheve që sonte duket se do të “përballen kokë më kokë”.