TIRANE
“Të vetmet operacione që kam bërë në jetë kanë qenë lindja e Arborit dhe heqja e apandesitit”- deklaroi Bora Zemani në Instagram kur dikush e pyeti nëse ka bërë operacione plastike.

Kjo deklaratë ka bërë që disa ndjekës të mendojnë se nuk po thotë të vërtetën ndaj Bora ka bërë një reagim tjetër.

Moderatorja thekson edhe njëherë që nuk ka bërë asnjë operacion, as botoks, por vetëm filler, të cilin thotë se e ka hequr tashmë. Ajo shprehet se nuk është kundër operacioneve, por vetë nuk ka bërë dhe tregon se ndryshimi ka ardhur nga grimi, flokët, vetullat, mënyra e realizimit të fotove e deri tek pesha, e cila i ka ndryshuar herë pas here.

  • foto galeri

Postimi i Borës:

Nuk do kisha asnjë kompleks për ta pranuar nëse do i kisha sepse nuk jam kundër tyre. Aq më tepër që një njeri nuk e vlerësoj kurrë nga pamja e jashtme sepse nuk mendoj se ka ndonjë meritë një njeri i bukur, aq më tepër të shash një njeri për pamjen e tij kur është diçka që nuk e ka patur kurrë në dorë. Sot janë gjëja më normale dhe shumë vajzave i kanë dhënë edhe më shumë vetëbesim. Ndihen më mirë me veten dhe kjo është e rëndësishme. Dhe meqënëse kurioziteti qenka kaq i madh për mua, madje përgjigjet quhen gënjeshtër, po tregohem më konkrete.

Operacione plastike – asnjë

Botox – jo

Filler – për momentin jo. I kam bërë më parë, i kam shkrirë, i kam bërë prapë, i kam shkrirë prapë dhe nëse do dua një ditë, do i bëj prapë.

Nuk ka asgjë të keqe të kujdesesh për veten, të përmirësosh pamjen tënde që nga ngjyra e flokëve, thonjtë, veshjet etj dhe sot janë mundësitë pafund. Ndryshim kam patjetër në këto vite që jam në TV. Përveç mënyrës së grimit që ka ndryshuar totalisht, në gjithë këto vite kam qenë edhe 30kg plus edhe momente të tjera shumë nënpeshë. Flokë të gjatë, të shkurtër, të zeza, bjonde, çokollatë, vetulla të holla, të plota dhe ndryshime shumë të dukshme. Dhe për më tepër krahasimi i fotove të vjetra të shkrepura me një mimikë të caktuar me fotot sot duke pozuar, e grimuar dhe foto të punuar, nuk vlen! Por gjithsesi në fund them që një njeri të bukur nuk e bën as hunda, as buza, as gjoksi, por sjellja, siguria në vete, plotësimi i vetes, zhvillimi, dashuria që merr nga njerëzit e dashur etj. Këto të japin qetësinë dhe pamjen më të bukur.

P.s: Kur shoh veten vite më parë ajo që vë re më shumë është frika. Dukem e trembur dhe e pasigurt (isha e vogël, s’kisha faj). Prandaj goca nëse bëni diçka për të përmirësuar pamjen tuaj, bëjeni! (me shumë kujdes dhe tek njerëzit e duhur). Por mos harroni të përmirësoni veten në të gjitha drejtimet!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: