Deputeti i Partisë Demokratike i ka quajtur bordet e krijuara me qëllim kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve, leva të qeverisë, të cilat i shërbejnë ekzekutivit dhe jo qytetarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Sula tha se bordet mblidhen me “urdhër” të kryeministrit, pasi sqaroi se ata nuk u mblodhën kur çmimi i karburantëve në bursë u ul, por kur kryeministri Rama vërejti një revoltë.

Postimi i plotë:

Bordet në shërbim të qeverisë jo të qytetarëve!

Bordet në shërbim të qeverisë janë mbledhur 3 herë brenda javës për të ulur me nga 3 apo 4 lek çmimin e karburantit.

Në fakt në bursë çmimi i një fuçie naftë u ul edhe javën e kaluar por bordet e kryeministrit nuk e patën këtë vullnet për tu mbledhur. Por në momentin që kreu i qeverisë vëren një revoltë të qytetarëve nis lëvizjet përmes levave të tij.

Sot një fuçi naftë shitet në bursë 111 dollarë, ndërsa ne në Shqiperi e blejmë 2430 lekë litrin

Në krizën e çmimit të naftës në qeverinë e PD, kur çmimi në bursë shkoi 120 dollarë për fuçi, në tregun me pakic në Shqipëri 1 litër naftë e blenim max 190 lek për litër.

Por përse e blejnë shqiptarët kaq shtrenjt naftën?! Përgjigja është: për shkak të babzisë së qeverisë. Më posht janë taksat që merren nga shteti ynë për një litër karburant:

-40 lek për litër akcizë

-3 lek për litër Takse Karboni

-27 lek për litër Takse Qarkullim

-0.61 lek për litër Takse Markimi

-40.275 lek për litër Tvsh 20%

-Plus marzhi fitimit të BORD Transparence

3 lek për litër

-Plus kosto për Transporti 2 leke/liter

110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb