Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve, pas vendimit të marrë dje nga Bordi i Transparencës.

Me anë të një postimi në Facebok, Tabaku e ka quajtur bordin si Bordi i oligarkisë, dhe e ka akuzuar se vendos çmime të larta dhe abuzive në kurriz të qytetarëve.

Tabaku shtoi se qytetarët shqiptarë e paguajnë çmimin e karburantit më shtrenjtë se në të gjitha vendet e rajonit dhe një nga arsyet për çmimet e larta ajo ka renditur taksimin nga ana e qeverisë.

“Çmimi naftës 265 lek/litër dhe kjo është vlera më e lartë që paguan një qytetar në rajon!

Shqiptarët sot paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon. Pse?
1- Pasi kur hedhim karburant në makinat tona, 60% e çmimit për litër janë taksa.
2- Pasi Bordi i Transparencës është në fakt bordi i oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar Tabaku.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb