Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj i kanë dalë në mbrojtje Bordit të Transparencës për karburantet teksa pohuan se vepron duke iu referuar fakteve.

“Bëni lajme për bordin e transparencës sa të doni, por është gënjeshtër dhe është gënjeshtra më e madhe të nisesh nga gjysmë e vërteta sepse është një burim. Nga ana tjetër duhet të marrësh dhe një burim nga ata që akuzohen.
‘Balluku, 320 mln koncesion për rrugën Lekaj-Fier’. Çdo kush që e lexon mendon booo 320 mln nga buxheti për dikë, 7 mln kilometri, ndërkohë që bëhet fjalë për diçka komplet tjetër. Rrugë që do ndërtohet pa asnjë qindarkë nga shteti. investim 100% privat, dhe do jetë pa pagesë, përkundër një segmenti alternativ pa pagesë. A bën 7 apo 17 këtë nuk e përcakton dot burimi tek. Ia kemi shpjeguar 1 mln here dhe sa herë kaloj aty te mbikalimi i Shqiponjës them me vetë po mirë këta që diskutonin kilometri kaq, kur kalojnë këtu se si ndihen. 1 km është ajo, por ama është e gjitha vepër arti siç quhet në gjuhën inxhinierike. Ku di ti çfarë ka në atë kilometër, ndërkohë që kur flet duhet të shohësh në këtë 1 km ka urë apo çfarë. Bujrum në mbledhjen e bordit, shkoni uluni atë, mbi ç’bazë bëhen të dhënat, mos i bëni hesapet pa hanxhinë. Dakord nxirret inati për qeverinë, po pastaj?”, tha kryeministri Rama.

Ministrja Ibrahimaj tha se çmimi vendoset duke iu referuar bursës si dhe këmbimit valutor.

“Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e hidrokarbureve, së shpejti bën një vit që operon. Ju sfidoj juve dhe mediave, që të nxjerrin fakte. Ju supozoni se çmimet e vendosura janë për interesat e atyre që tregtojnë dhe jo sipas marzhit të çmimit të bursës. Ne kemi ulur marzhin ndjeshëm më shumë se marzhet që operoheshin një vit më parë. Ju thoni; nuk reflektojnë çmimet e bursës. Ju u referoheni naftës bruto që kanë luhatje të ndryshme. Një element i rëndësishëm është dhe ecuria e këmbimit valutor. Bursa kryesohet nga dollari. Një element i rëndësishëm që kalkulohet çdo ditë është dhe kursi i këmbimit. Kur bëhet një analizë, duhet bërë me fakte.”, tha ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb