Një litër naftë do të tregtohet me 6 lekë më shumë referuar vendimit të fundit të Bordit Transparencës. Nafta do të tregtohet me 202 lekë, benzina me 178 lekë nga 175 lekë nga vendimi i mëparshëm. Po ashtu edhe gazi ka pësuar rritje, duke shkuar në 71 lekë për litër.

Sipas Bordit referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 713, +36 nga data 08.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 868, +71 nga data 08.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH 109.88 ( – 1.56 nga dt 8).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 109 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 14 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb