Xhuliano Skuka ka folur si lojtar i Metz it për faqen zyrtare të klubit francez, ku ka treguar edhe më shumë rreth skuadrës së re, të shkuarës së tij dhe prapaskenave në lidhje me transferimin te Metzi për shifrën rekord të 1.4 milionë eurove.

Ish-bomberi i Partizanit zbulon se përveç Veronës dhe Metzit, edhe Bordoja ishte në gjurmët e 24-vjeçarit.

Përse zgjodhët Metzin?

Ndihem si në shtëpi, kam jetuar këtu, kjo është arsyeja për të cilën kam ardhur, kisha oferta edhe nga ekipe të tjera. Por unë thashë që do të shkoj përsëri në shtëpinë time.

Keni deklaruar se kishit ëndërr të luanit me Metz…

Është e vërtetë ajo që kam thënë në konferencë se kam menduar gjithmonë kur isha i vogël që të luaja për Kombëtaren dhe Metzin. Kështu është.

Por kishit edhe oferta të tjera…

Kur menaxheri më tha të kërkon Metzi, Bordo dhe Verona, i thashë menjëherë Metzi. E dija thellë brenda meje se një ditë do të vija këtu, nuk e di pse. Kam punuar shumë që të vinte ky rast

A keni një lojtar që është idhulli apo shembulli juaj?

Nuk kam idhuj të vërtetë, por tani mendoj për emra si Benzema dhe Levandovski, të cilët janë “vrasës” në zonë. Dhe nëse më ecën mirë dhe më ftojnë në Kombëtare, nëse nuk dëmtohem këtu, ndeshja e parë në Kombëtare është pikërisht ndaj Levandovskit. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: