Korça është përshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje borë, ku për pasojë vendi është përballur prej tri ditësh edhe me mungesë të energjisë elektrike.

Gazetarja Lorena Kodra tha për ‘BalkanWeb’ se situata është më shqetësuese në Bashkinë e Devollit, pasi prej tri ditësh mungon energjia elektrike. Gjithashtu në Bashkinë e Pustecit , në Zagradec janë dëmtuar shtyllat elektrike.

Në bashkinë e Maliqit kanë mbetur pa energji 10 fshatra , Pojan, Pendavije, Zvezde, Zemblak, Shengjergj, Burimas dhe shumë fshatra në njësinë Moglice dhe  Lozhan.

Nga 8 shtylla të rrëzuara në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq 6 janë zëvendësuar.

Ndërsa bashkinë e Kolonjës kanë mbetur pa energji fshatrat Shelegur, Shales, Piskal.

Në Pogradec gjithashtu 10 fshatra janë pa drita,. Aktualisht bëhet me dije se një pjesë e madhe e shtyllave të rrëzuara janë riparuar, ndërsa vijon puna për të kthyer energji në zonat ku mungon.

10f55313 6503 412c B138 D3708b27730a

A538599f 2d12 46ee 8341 35534ded97b2

0a503a12 20dd 4f50 A614 Da813ff09d20

 

Kruje

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb