Për shkak të motit të keq me reshje bore e stuhi, disa zona të thella malore në qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji si pasojë e dëmtimit të linjave të tensionit të mesëm.

Sipas informacionit të dispecerisë rajonale të OSHEE,  një nga fiderat e NST Mollas, si pasojë e reshjeve të borës është dëmtuar duke lënë pa energji zonën e Panaritit, Selenicë Pishës, Ballabanovë.

Grupet e avarisë së OSSH së rajonit të Korçës ndodhen në terren dhe kanë konstatuar se janë dëmtuar 6 shtylla druri dhe 8 shtylla betoni TM si dhe janë këputur përcjellëse dhe izolatorë.

Megjithëse punonjësit e OSSH janë në gatishmëri me mjetet e duhura për zëvendësimin e dëmit, terreni i vështirë malor dhe reshjet e borës mbi 40 cm kanë sjellë dhe vonesë në riparimin e avarive dhe rikthimin në kohë sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: