Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga Dardha e mrekullueshme. Borë, diell, ski e turizëm janë fjalët kyçe të panoramës që ka ofruar kryeministri Rama sot teksa përshëndet ndjekësit në “Facebook”.

“MIRËMËNGJES ? nga Dardha?”, shkruan ai.

Prej ditës së djeshme një pjesë e madhe e zonave malore është përfshirë nga reshjet e borës, ndërkohë që temperaturat e ulëta kanë pushuar të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: