Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borell, ka reaguar sërish për zhvillimet në veri të Kosovës.

Borell ka dënuar dhunën e përdorur ndaj KFOR dhe Policisë së Kosovë, duke theksuar se nuk është kjo rruga e duhur dhe se duhet të shmanget çdo lloj përshkallëzimi.

“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe autorët e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Pra, duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka thënë Borrell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb