Boris Johnsonit ka qenë protagonist i një zënke me të fejuarën, Carrie Symonds, me të cilën është në një lidhje që nga ndarja me bashkëshorten, shoqëruar me ulërima dhe zhurma, duke detyruar fqinjët t’i telefonojnë policinë.

Ngjarja u konfirmua nga Scotland Yard, sipas së cilës gjatë kësaj zënke nuk pati as dhunë, as denoncim dhe asnjë arsye për të ndërhyrë apo për të ngritur një padi.

Ndërkohë, gazeta britanike ”The Guardian” thotë se ka në dorë një regjistrim ku e fejuara e Borisit dëgjohet të akuzojë këtë të fundit se kishte hedhur verë mbi divan dhe se nuk kujdesej për sendet e shtëpisë apo për paratë e harxhuara, madje, në këtë zënkë nuk kishte munguar as britma ”largohu prej meje dhe dil nga shtëpia ime”.

Më pas dëgjohet zëri i Boris Johnsonit, i cili refuzon të dalë nga shtëpia dhe i kërkon të fejuarës që të mos prekte laptop-in e tij, ndërkohë që dëgjohen objekte që rrëzohen dhe dyer që mbyllen me zhurmë.

“No comment” ishte reagimi i stafit të kandidatit për kryeministër dhe për lider të konservatorëve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb