Për të luftuar variantin Omicron, Britania e Madhe do të vërë dozën e tretë të vaksinave kundër Covid në dispozicion për të gjithë qytetarët e moshës 18 vjeç e lart deri në fund të vitit.

Këtë e bëri të ditur kryeministri britanik Boris Johnson në fjalimin e tij drejtuar kombit, duke shtuar: “Mos mendoni se ky variant nuk do t’ju dëmtojë. Merreni doyën përforcuese për ju, për miqtë, për anëtarët e familjes, për të mbrojtur liritë tona dhe punën”.

Johnson u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të vaksinohen me dozën e tretë “sepse rastet e Omicron dyfishohen çdo dy ose tre ditë. Dhe arma e vetme është marrja e përforcuesit për të rritur nivelin tonë të mbrojtjes.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb