Vendimi i kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Johnson  për të pezulluar punën e parlamentit për pesë javë ka shkaktuar zemërim brenda rradhëve të deputetëve dhe kundërshtarëve të Brexit pa marrëveshje. Në gjithë Britaninë e Madhe ka pasur protesta, është hapur një çështje gjyqësore si dhe ka nisur nënshkrimi i një peticioni ku synohet të mblidhen 1 milion vota.

Qeveria Britanike njoftoi se pezullimi pesë javor i parlamentit në shtator dhe tetor do të mundesojë më shumë debat për Brexit. Liderët e zemëruar opozitarë kanë cilësuar kërkesën e kryeministrit Johnson si tentative të qëllimshme, përmes së ciles te pengohen ligjvënësit për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje. Johnson në anën tjetër ka mohuar këto pretendime. Kritikët vlerësojnë se një Brexit pa marrëveshje do të dërgonte Britaninë drejt një kaosi ekonomik dhe do të dëmtonte tregtinë me 27 vendet anëtare të BE-së.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Miratimi nga Mbretëresha britanike ka qenë veprim formal, pasi asaj i kërkohet të jetë neutrale në aspektin politik dhe të veprojë siç këshillohet nga qeveria. Ky veprim i lejon qeverisë të pezullojë punën e parlamentit jo më herët se 9 shtatori dhe jo më vonë se 12 shtatori, vetëm disa ditë pas ligjvënësit të kthehen nga pushimet dhe vetëm pak kohë pas afatit të fundit për të finalizuar Brexitin. Lideri opozitar, Jeremy Corbyn ka thënë se ky veprim “përbën kërcënim për demokracinë tonë”. Zyrtari i BE-së për Brexitin, Guy Verhofstadt, e ka cilësuar veprimin e Johnsonit “të ligë”. Por presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshëndetur atë.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb