BRITANIA

Gazetarja e CNN e pyeti kryeministrin britanik Boris Johnson në Samitin e G7, nëse mendon se presidenti Putin është një “vrasës”.

“Mendoj që presidenti Putin ka bërë gjëra dhe jam i sigurt që ka miratuar helmimin në Solsberry, që ka çuar në vdekjen e Skripalit”, deklaroi Johnson.

https://youtu.be/Q8Sg48fRQs4

“E keni parë se çfarë ka ndodhur me kundërshtarin politik të tij, Alexei Navalny, i cili është në burg me akuza të trilluara”, ka shtuar kryeministri britanik.

Sipas Johnson, në takimin mes presidentit amerikan dhe atij rus, Putin do të dëgjojë “kritika të ashpra”.

“E përkrahi plotësisht. Edhe unë kam bërë të njëjtën gjë, kur për herë të fundit jam takuar me Putinin”, ka shtuar Johnson.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: