BRITANI

Kryeministri britanik Boris Johnson sot ka shkuar në spital për të kryer test tjetër për koronavirusin. Arsyeja e transportimit në spital nuk ka qenë gjendja e rënduar prej koronavirusit por testimi pasi e rekomandoi doktori i tij.

Johnson këto 10 ditë është vetëkarantinuar bashkë me të fejuarën e tij Carrie Symons e cila Carrie Symons e cila gjithashtu është e prekur nga COVID-19 por pret dhe një fëmijëme kryeministrin britanik.

“Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin.

Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i kërkon publikut të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë“, tha përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb