BRITANI E MADHE

Më 29 prill të këtij viti kryeministri anglez Boris Jonson u bë baba për herë të pestë. Partnerja e tij Carrie Symonds solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Wilfred Lawrie Nicholas.

Pak ditë pasi lindi Carrie e prezantoi vogëlushin për të gjithë botën duke postuar një foto në rrjetet sociale. Ndërsa ditën e djeshme është shpërndarë një foto e plotë familjare e kryeministrit së bashku me partneren dhe djalin e tyre 3 muajsh në Downing Street.

Partnerja e Boris Jonson mbante në krah djalin e tyre ndërkohë që kryeministri e shikon plot emocion dhe adhurim.

Fotoja është shkrepur gjatë një lidhje Skype me gjinekologët e shërbimit shëndetësor britanik, të cilët nëna e re dëshironte t’i falënderonte për kujdesin e jashtëzakonsh%m, që kanë treguar për të gjatë shtatzënisë por dhe gjatë lindjes së vogëlushit të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: