Karantina përveç impaktit negativ të izolimit, ka kthyer tek ne kohën kaq të nevojshme për t’u marrë me veten. Fëmijët e kanë përjetuar sipas mënyrës së tyre, ndërsa një djalë i vogël sot ka surprizuar studion e emisionit ‘Vila24” moderuar nga Androniki Kolka duke bërë një rrëfim të rralllë.

Boris Metaj, ende në shkollë fillore ka shkruar një libërth titulluar “Tregimet e Borisit” me histori që i kanë ndodhur atij e ka dashur që këtë eksperiencë ta ndajë me bashkëmoshatarët.

Gjyshja e tij, publicistja e njohur Raina Kovaçi e ka shoqëruar gjatë intervistës, ndërsa ka gjetur rastin të nxisë të gjithë gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre, t’i frymëzojnë ata të merren me aktivitete krijuese.

Libri i Borisit është i ilustruar me vizatime nga vetë ai, ku bie në sy origjinaliteti dhe dëshira për të sjellë diçka të bukur e shumë fëminore për publikun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb