SOFJE- Duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të integruar në Bashkimin Europian vendet e Ballkanit Perëndimor, tashmë që vullneti politik ekziston, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov, gjatë një takimi me përfaqësuesit e përhershëm në Bruksel të qeverive të vendeve anëtare të unionit, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Sofje.

Bullgaria mban, deri në fund të qershorit, prsidencën e radhës të BE-së. Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel (COREPER) ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave të Bashkimit Europian duke qenë se pjesa më e madhe e negociatave mes vendeve anëtare për marrjen e vendimeve zhvillohet në gjirin e tij.

Borisov shtoi se përsa i përkiste migracionit, “Europa duhej të ishte më fleksibël”. “Bullgaria gjendet në zonën më të keqe në Europë pasi kemi qindra kilometra tokësore dhe detare me Turqinë, nga ku vijnë migrantët”, tha Borisov. “Harxhojmë shumë para’, por arrijmë të sigurojmë kufijtë e jashtëm të BE-së”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: