Vendet e BE-së tashmë kanë hequr qafe varësinë e tyre energjetike nga Rusia, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në një intervistë për radiostacionin Onda Cero.

“Më parë, 40% e gazit vinte nga Rusia, tani është 6%, dhe ata nuk do të gjejnë klient për këtë gaz,” tha ai.

Borrell shtoi se pavarësisht sanksioneve të vendosura nga BE, viti i kaluar nuk ishte i keq për ekonominë ruse, pasi çmimet e energjisë u rritën. Por tani çmimet janë kthyer në nivelet e paraluftës në Ukrainë, vuri në dukje ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb