Këtë të marte në Bruksel u mblodhën liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë në një darkë pune, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

Por, ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit janë ftuar kryeministrat e vendeve të rajonit. Në takim marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell deklaroi përmes një konferencë se do të presë ne takim 6 liderët e Ballkanit Perëndimor për të folur mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Dëshirojmë ta shtojmë angazhimin tonë në rajon. Qëllimi i takimit nuk është vetëm zgjerimi, por shkon përtej kësaj. Qellimi kryesor i këtij takimi është të komunikojmë dhe të dëgjojmë partnerët tanë, te kuptojmë shqetësimet e tyre, sesi të bashkëpunojmë më mirë. Shpresoj që kjo të na ndihmojë të përballemi me sfidat gjeopolitike së bashku”, u shpreh Borrell.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb