Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Në një shkrim në Twitter, Borrell ka thënë se në takimin e nivelit të lartë, në rend dite për diskutim është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai tha se shpreson në qasje konstruktive mes dyja palëve.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiç, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi Borrell.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb