Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka reaguar për tensionet që kanë përfshirë Kazakistanin.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Borrell ka shprehur shqetësimin për situatën, ndërsa ka shtuar se vendosja e ndihmës ushtarake është një situatë që duhet shmangur.

‘Ne duhet të jemi të shqetësuar për situatën në Kazakistan. Ndihma e jashtme ushtarake është një situatë që duhet shmangur’, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se BE është e gatshme të mbështesë në adresimin e kësaj krize.

Duket se ky reagim ka ardhur pas vendosjes së forcave Ruse dhe aleatëve të saj në Kazakistan.

Borel

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb