BORSH-Rreth 150 biznese bë Borsh ankohen se prej disa ditësh askush nuk grumbullon dhe largon mbeturinat. Në faqen në Facebook të BalkanWeb ka mbërritur një mesazh dhe foto ku tregohet se mbeturinat janë bërë grumbull prej ditesh dhe askush nuk i ka hequr.

Sipas personit që ka dërguar mesazhin Komuna Lukovë është ne shkrirje dhe drejtuesit e saj shprehen se nuk kanë të ardhura që të paguajnë për largimin e mbeturinave, ndërsa Bashkia Himarë u ka thënë se nuk ka ende kompetenca për të bërë punë publike në plazhin e Borshit.

“Përshëndetje nga Plazhi i Borshit. Jemi rreth 150 Biznese në Plazh që prej shumë ditësh vuajmë heqjen e mbeturinave. Komuna Lukove është në shkrirje thotë nuk kam të ardhura të paguaj me heqjen e mbeturinave, Bashkia Himarë thotë qe nuk kemi akoma kompetenca për të bërë Punë publike në Plazhin e Borshit. Rezultati është ky që po shikoni në foto prej disa javësh. Ankesa po ju vjen në emër te Bizneseve Verore Hotele Restorante Borsh. Faleminderit!”- thuhet në mesazhin e mbërritur në BalkanWeb.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: