Borusia Dortmund fikson çmimin për Jadon Sançon, talentin anglez të skuadrës gjermane, që u ble në verën e vitit 2017 për 8 milionë euro nga Mançester Siti në moshën 17-vjeçare pa debutuar kurrë me skuadrën e parë.

Por londinezi ka shpërthyer në mënyrë të jashtëzakonshme në Bundesligë dhe tashmë, ende pa mbushur 20-vjeç, është objekt i klubeve të mëdha si çelsi apo Mançester Junajtid. Por, ai që do të kërkojë të marrë shërbimet e tij, duhet të derdhë 140 milionë euro në arkat e klubit verdhezi. Kjo është shifra që Borusia do dhe që “Bild” publikon, duke dhënë shenjat e një tjetër transferimi të bujshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: