Haaland dhe jo vetëm. Borussia Dortmund ka në skuadër disa talente dhe në të njëjtën kohë “thesare” për arkën e klubit. Një prej tyre është Jadon Sancho, sulmuesi anglez që kërkohet nga klubet më të mëdhenj të Europës, mbi të gjithë Manchester United dhe Real Madrid. “Djajtë e Kuq” kanë bërë edhe një ofertë zyrtare, duke u shprehur të gatshëm të paguajnë 115 milion euro për futbollistin 20-vjeçar të rritur në akademinë e Manchester City dhe për habi të të gjithëve të larguar nga Pep Guardiola.

Jadon Sancho Manchester United Composite 1
Jadon Sancho Manchester United Composite 1

Por shifra e ofruar nga Manchester United është larg asaj që pretendon Borussia Dortmund. Klubi gjerman ka vendosur çmimin për kartonin e sulmuesit, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij nëse nuk paguhen 130 milion euro. Një shifër marramendëse, por drejtuesit e Borussia Dormund kërkojnë të fitojnë sa më shumë, duke parë interesimin e fortë për futbollistin. Jadon Sancho nuk është i vetmi “thesar” në skuadrën e Bundesligës që prej vitesh ka treguar se di të nuhasë talente dhe më pas t’i mbivlerësojë ata duke i lejuar hapësira në fushën e lojës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb