Borussia Dortmund duket se është rikthyer në garë për titullin pas humbjes së fundit të Bayern Munchen dhe fitores që mori sot në fushën e Union Berlin. Verdhezinjtë triumfuan 0-3 dhe tashmë kanë ngushtuar me 6 pikë diferencën me kreun.

Ndeshja e sotme thuajse u vendos që në pjesën e parë, kur Reus shënoi dy gola në harkun kohor të 7 minutave, fillimisht në të 18’ dhe pastaj kapiteni shënoi edhe në 25’.

Në të dytën Guerreiro në 71’ çoi shifrat në 0-3 dhe praktikisht sfida përfundoi këtu. Vendasit u munduan të hyjnë në lojë dhe 4 minuta më pas shënuan, por u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR, Mbyllet 0-3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb