Borussia Dortmund është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League pasi ka kaluar Sevillan. Gjermanët dukej se e kishin të sigurt kualifikimin, por në fund kanë rrezikuar.

Ata vinin nga një avantash 3-2 nga Spanja, kurse në Gjermani kaluan në avantazh 2-0 falë Haaland. Kur dukej se gjithçka përfundoi, En-Nesyri dhe Rakitic shënuan dy gola të shpejtë në fund të sfidës.

Pavarësisht tyre, nuk mjaftoi që Sevilla të barazonte rezultatin e përgjithshëm dhe ndeshja të shkonte në Extra Time.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb