Një gjë është e sigurtë: Erling Haaland do të jetë emri më I përfolur në merkaton e verës. Sulmuesi norvegjez është në orbitën e klubeve më të mëdhenj dhe më të pasur të futbollit europian. Vetëm pak ditë më parë, supermenaxheri I tij, Mino Raiola bëri të ditur se pak klube mund t’i lejonin vetes të paguanin për atë që do të jetë futbollisti më i mirë i në vitet e ardhshëm. E përditëshmja angleze “The Sun” ka përcaktuar me saktësi numrin e tyre, teksa bën të ditur se për Haaland ka nisur që tani një ankand i çmendur.

Erling Haaland
Erling Haaland

Janë dhjetë klube, që kërkojnë dhe ëndërrojnë sulmuesin, por Borussia Dormund nuk ka ndërmend të dorëzohet. Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Michael Zorc. “Nuk do të shkojë tek asnjë nga këta dhjetë klube. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër dhe po e programojmë të ardhmen bashkë me të”, është shprehur drejtori i Borussia. Por misioni për të mbajtur në ekip Haaland do të jetë më shumë se i vështirë, duke parë që për të interesohen mes të tjerë gjigandë të futbollit europian si Manchester City, United apo Real Madrid.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: