MOSKE – Europa mund të përballet me një krizë gazi deri në fund të javës, nëse Ukraina nuk paguan borxhet e saj ndaj Gazpromit.
“Kjo mund të krijojë një kërcënim për tranzitin e gazit për në Evropë dhe ne shpresojmë se furnizimet me gaz nuk do të ndërpriten. Por kjo nuk varet vetëm nga ne, kjo varet nga disiplina financiare e partnerëve tanë ukrainas.”- deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, i cili kritikoi autoritetet në Kiev për ndërprerjen e gazit për popullsinë në pjesën lindore të Ukrainës duke e quajtur këtë veprim një genocid.
Kreu i kompanisë ruse Gazprom, Aleksei Miller deklaroi se kishte njoftuar Naftogazin Ukrainas se kishte edhe tre ditë kohë për të bërë pagesën e gazit. Sipas marrëveshjes, Ukrainës i kërkohet që të paguajë paraprakisht për gazin, por Kievi ka njoftuar se nuk do të bëjë asnjë pagesë pasi Moska nuk kishte arritur të furnizonte me gaz gjatë ditës së hënë dhe të martë pavarësisht gazit të paguar në avancë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: