Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 31-vjeçar u mor peng pasi kishte kërkuar kthimin pas të lekëve. Ngjarja ndodhi ditën e premte, duke sjellë arrestimin e protagonistëve të kësaj pengmarrje.

Gjithçka nisi kur Denada Çezmja, e cila kishte një njohje me shtetasi me inicialet E. S, ndërsa i kërkonte këtij të fundit shuma të mëdha parash, duke përdorur justifikime të ndryshme. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se e reja gënjente djalin me të cilin thuhej se frekuentohej se kishte nevojë për para pasi kishte nënën të sëmurë me kancer, duke i marrë atij 30 mijë euro borxh. Kam mamin sëmurë me sëmundje të rëndë, dua të bëj divorcin dhe jam në hall”, mësohet se i shprehej Çezmja djalit, ndërsa 30-vjeçari i jepte para. Por pasi i mori disa herë shuma të ndryshme eurosh, vajza humbet çdo gjurmë me djalin, duke i fikur edhe telefonin.

Ky i fundit i gjendur përballë kësaj situate i kishte dalë disa herë në rrugë Çezmjas, ku i kërkonte lekët. Vajza këtë herë kishte kërkuar ndihmë te miku i saj, Sulltan (Marku) Piraçi me pretendimin se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të. Lala raporton se Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun. Pasi e kishin çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun.

Madje në sy të vajzës, e kishin zhveshur dhe i kishin veshur atij rroba grash. Por skena më e fortë e shantazhit sipas grupit hetimor, mendohet se ka qenë fakti që skena ishte filmuar nga vajza, në mënyrë të tillë që i riu të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro. Por pavarësisht këtyre presioneve edhe dhunës, djali pasi ishte liruar nga pengmarrësit, kishte shkuar në polici, ku kishte rrëfyer ngjarjen. Tashmë dy prej tyre, Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezmja, ndërsa në kërkim është shpallur Sulltan (Marku) Piraçi, ndërkohë gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Heqje të paligjshme të lirisë’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: