HIMARË

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit 51-vjeçarit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë. Burime bëjnë me dije për gazetarin e “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti, se krimi ka ndodhur për një borxh prej rreth 70 mijë euro, që biznesmeni ja kishte autorit dhe që nuk ja jepte.

Siç raporton gazetari Mehmeti, pak kohë më parë autori i krimit, Kliti Leka, 53 vjeç, kishte mbuluar instalimet elektrike në një nga pallatet e Goros, por ky i fundit nuk i kishte dhënë lekët.

Biznesmeni Niko Goro i cili ka disa prona dhe hotele ne Himare eshte i aferm i kryetarit te Bashkise Jorgo Godo, ndersa ne vitin 2017 ka qene drejtor i turizmit ne Bashki. Konfliktet per pronat me biznesmenin Goro kane qene te perseritura edhe per shkak te punes se tij.

Gjatë vitit 2017 kur në Himarë pati një konflikt të madh mes banorëve dhe pushtetit lokal e atij qendror për prishjet e shumta, Niko Jorgo, ishte mjaft aktiv në krah të ish- kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro dhe madje kishte hapur edhe një faqe online “Dhuna ndaj Dhunës”, në të cilën binin në sy shkrime kundër protestës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb