Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me gratë për 8 mars, deklaroi se kjo ditë është e shënuar në kalendar, si mjaft e rëndësishme.

Basha theksoi se gratë do sjellin ndryshimin e shumëpritur më datë 25 prill.

“Nuk mund të ketë Shqipëri të fortë pa gra të forta. Me gra të forta, ndalojmë dhunën në familje. Me gra të forta ndalojmë largimin e rinisë. Borxhi ndaj nënave nuk lahet kurrë. Aty ku ka pabarazi mes grave dhe burrave, ka pabarazi dhe padrejtësi. Duhet të ketë punësim për të gjithë dhe në veçanti për gratë dhe vajzat shqiptare. Ndryshimin ta sjellim të gjithë bashkë. Gratë t’i prijë ndryshimit”, u shpreh Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: