Ish-deputetja Silva Caka, i është përgjigjur deputetes së PD Jorida Tabaku, pas deklaratës së saj për rritjen e borxhit publik në Shqipëri.

Caka thekson se koncensionet dhe PPP-të, janë pronë kryeministrit Edi Rama dhe se Tabaku kërkon t’i bëjë bashkë me Ilir Meten dhe LSI-në.
Gjithashtu Caka shprehet se LSI në 2015 paraqiti një ligj për koncesionet, gjë e cila nuk u pranua.
Reagimi:
Jorida Tabaku paska folur per rritjen borxhit publik ne Shqiperi, si pasoje e koncensioneve, PPP-ve dhe faturave te ardhura nga Gjykata e Arbitrazhit.
Koncensionet dhe PPP-te, prone e Edi Rames, kerkon t’i beje bashke me Ilir Meten dhe LSI-ne.
Rama dhe Brava e dine shume mire sic e dine gjithe shqiptaret, se LSI depozitoi ne Parlament nje projektligj, qe ne vitin 2015, per te ndalur koncesionet.
Partia e Braves nuk e mbeshteti KURRE projektligjin sepse ne ate kohe bente protesta kunder Ilir Metes per llogari te Edi Rames, se po mbronte Tom Doshin.
Brava u largua dhe ia fali parlamentin ne vitin 2019 Edi Rames, genjeu LSI dhe shqiptarët, dhe i dha shancin atij te beje mbi 2 miliarde euro koncesione, meqenese e ndante copen me Braven, dora vete.
Partia e Braves jeton dhe ushqehet me plehrat e inceneratoreve dhe miliardat e portit te Durresit dhe kete e di gjithe populli shqiptar.
Partia e Braves shiti demokratet dhe saktificat e mijera shqiptareve, per te mbushur xhepin e Lul Braves dhe kunatit.
Partia e Braves gjallon vetem me pazare dhe dallavere.
Tik tak, 6 marsi po vjen!
Kaq per sot, neser ka prape!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: