Për ish-ministrin e Financave Arben Malaj Shqipëria po merr borxh pa sqaruar se përse po merret. I ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapanço, Malaj tha se qeveria ka ulur kredibilitetin e saj publik duke e manipuluar atë.

Sipas tij nuk mund të merret borxh për të mbështetur PPP-të dhe se qeveria duhet t’i ndalë.

Më tej ai tha se rritja ekonomike me borxhe do të krijojë varfëri.

“Ne po marrim borxh pa sqaruar se pse po merret. Paratë që janë dhënë në Konferencën e Donatorëve ka mashtrim publik. Shifra reale që është premtuar nuk është ajo. Qëllimisht janë ngatërruar shifrat. Qeveria ka manipuluar opinionin publik. Krizat menaxhohen me kredibilitet publik dhe jo me mashtrime. Qeveria ka ulur kredibilitetin e saj publik. Ne marrim borxh me norma luhatëse. Po lajmërohet se për shkak të rritjes në inflacionit qeveritë rrisin kostot e parasë. Këshilla që i është dhënë qeverisë është hiqni dorë nga PPP-të dhe fokusohuni tek mbrojtja sociale. Sa vite ka që hidhen para në Rrugën e Qukësit? Nuk ka përfitime ekonomike. Shqipëria mund të marrë Eurobond. Borxhi që është marrë është për të mbështetur PPP-të.  Rritja ekonomike me borxhe krijon varfëri. Nuk të rritet ekonomia duke marrë borxh, por reforma strukturore, me çfarë efiçense i përdor. Ministrja nuk mund të ketë buzëgaz duke marrë borxh. Do të kemi më shumë për varfër, më shumë biznese që kërkojnë ndihmë. Rritja e borxheve për të larë borxhe do të ketë pasoja. Nuk mund të qeveriste me mentalit titist. Vizion është kur merr përgjegjësi për veten. Kjo është të qeverisësh me madhështi mbi marketingun për vetveten.

Ti thuash popullit që përgatituni për krizën dhe thua se në Mars do të hedhim 2 satelitë. Tregu ka para, puna është kosto. Bankën Botërore, BE, FMN-në nuk i dëgjoi, kë do të dëgjojmë ne? Nuk ta fal njeri borxhin sot”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb