Është ekstraduar drejt Italisë, Bujar Sejdinaj, njohur ndryshe si “xhaxhai” i Ndraghetas.

Sejdinaj u ekstradua dje drejt Italisë. Bujar Sejdinaj nga Dibra u arrestua në datë 24 korrik në Tiranë.

Ai u prangos në kuadër të operacionit ‘Magma 2020’. Operacioni u zhvillua në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica

Bujar Sejdinaj njihet si përfaqësuesi i ‘Ndrangheta’ në Shqipëri. Ai është përfaqësuesi i familjes mafioze ‘Bellocco’.

Sejdinaj në Spanjë ka marrë pjesë në blerjen e 20 kg kokainë.

Gjykata në Shqipëri ka vendosur më datë 8 tetor 2020 të lejohet ekstradimi në Itali i Bujar Sejdinajt, i arrestuar pak muaj më parë në Tiranë, dhe i njohur si “bosi” i organizatës kriminale Ndrangheta për Shqipërinë dhe Ballkanin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb