Bosfori u rikthehet ngjyrave origjinale. Ky fenomen i përsëritur në prani të kushteve të caktuara atmosferike dhe mjedisore ka ndryshuar dukshëm ngjyrën në ngushticën e detit që ndan Stambollin në dy pjesë.

Imazhet e publikuara, me sfondin e një metropoli të shkretë për shtetrrethimin e vendosur deri nesër për luftën kundër Covid-19, tregojnë ujërat e kaltra me një ndryshim të qartë në krahasim me blunë e zakonshme mjaft të errët.

Fenomeni ndodh pas ditëve të erës dhe reshjeve të shiut, të cilat do të krijuan kushtet për ndryshimin e dukshëm.

Një efekt i ngjashëm ka ndodhur muajin e kaluar gjatë një bllokimi të përgjithshëm. Në atë rast, ekspertët e kishin lidhur atë me pojrazin, një erë e fortë nga verilindja që fryn mbi qytet.

Sidoqoftë, më parë, ndryshimi i përkohshëm në ngjyrën e ujit u ishte atribuuar efekteve të rritjes së një mikroorganizmi të veçantë, një fitoplanktoni të quajtur koksolithofor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: