TIRANE- Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar pas shqetësimit të ngritur nga bletërritësit në vend, si pasojë e dëmeve që ua janë shkaktuar nga kanabisi. Në një artikull të “Monitor”, thuhet se dëmi llogaritet në 60 mln euro. Bletërritësit thonë se për shkak të kultivimit të kanabist në vend u janë dëmtuar 40 % e koshereve, pasi bletët janë larguar nga kosheret dhe nuk janë kthyer më.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Blushi thotë se kryeministri Rama do të mbahet mend për shumë dëme që i ka shkaktuar vendit, si dhe për zhdukjen e bletëve.

“KRYEMINISTRI QË VRET BLETËT
Edi Rama do mbahet mend për shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve. Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur. Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri në 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?”, shkruan Blushi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: