Një përkrahëse e ISIS është vrarë nga ekstremistët islamikë pasi kishte provuar të largohet nga ‘kulti i vdekjes’ që e kishte detyruar atë të bëhej një skllave seksi. 17-vjeçarja, Samra Kesinovic, e cila ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Austri për të iu bashkuar ISIS-it ishte mbajtur në një shtëpi nga një adoleshent dhe ishte detyruar që të ofronte shërbime seksuale për luftëtarët e ISIS-it.

Një is- ekstremiste tuniziane e ka konfirmuar këtë duke treguar se kishin jetuar bashkë në atë shtëpi dhe se ata i kishin parë këto vetëm si ‘dhuratë seksuale për luftëtarët e rinj’, transmeton lajmi.

Siç edhe ishte raportuar, Samra, bashkë me Sabina Selimovic ishin zhdukur nga shtëpitë e tyre në Austri në vitin 2014.

Ato e kishin lënë një shënim për familjet e tyre ku thuhej: “Mos na kërkoni ne. Ne i shërbejmë Allahut dhe do të vdesim për të”. Dyshja me prejardhje boshnjake kishin udhëtuar përmes Turqisë.

Dyshohet se atyre iu është shpëlarë truri nga ekstremisti boshnjak Ebu Tejma në Vjenë, pavarësisht se ai i mohon këto akuza. Që të dy vajzat – atëherë 17 dhe 15- vjeçare – ishin martuar me luftëtarët e ISIS posa kishin arritur në Al-Raqqah.

Ato edhe ishin fotografuar të mbuluara plotësisht dhe me armë në dorë e të rrethuara nga meshkuj të armatosur. Por, Samra i kishte dërguar një letër familjes së saj ku kishte thënë se dëshiron të largohet pasi ishte e tmerruar nga brutaliteti i ISIS.

Sabina raportohet se është vrarë gjatë një beteje në Al-Raqqah. Ndërsa disa burime të mediave austriake bëjnë të ditur se Samra ishte vrarë kur kishte provuar të largohet nga Al-Raqqah, dhe ishte rrahur për vdekje nga gangsterët e ISIS.

Qeveria austriake ende nuk i ka konfirmuar këto raportime. Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Thomas Schnoll, ka thënë: “Ne nuk mund të komentojmë për rastet individuale”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: