“La Repubblica” bëri publik dietën e mërkurë se një nga presidentet e Serie A, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Ligës, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, lajm ky i konfirmuar nga vetë klubi me anë të një postimi në Twitter.

De Laurentiis
De Laurentiis

Sipas mediave italiane, De Laurentiis është simptomatik ndërsa pozitiv ka rezultuar edhe një tjetër pjesëtarë i klubit. Të 19 presidentet e Serie A janë të detyruar tashmë të vetë izolohen dhe ti nënshtrohet kontrolleve. Ky lajm ka sjell jo pak tension edhe në radhët e klubit të Napolit pasi trajneri, lojtarët dhe stafi janë gjithashtu të detyruar të vetë izolohen pavarësisht se iu nënshtruan pak ditë më parë testit të COVID-19 dhe të gjithë rezultuan negativ.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb