Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ku të pranishëm janë qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët, në tryezën e Këshillit të Ministrave.

Pjesë e kësaj mbledhjeje ishte edhe përfaqësuesi i bankave italiane, i cili dha dhe një mesazh për situatën tragjike në të cilën ndodhet vendi dhe mënyrat si mund të zgjidhet. Në fjalën e tij, italiani deklaroi se inxhinierët duhet të bëjnë mbikëqyrjen në terren të dëmeve, për të nisur pastaj me nevojat dhe prioritetet.

“Kjo është një tragjedi dhe urojmë që të ketë mbaruar. Është detyrë civile, që duke parë kuadrin e situatës, inxhinierët të bëjnë mbikëqyrje dhe kur të kemi një kuadër të plotë të dëmeve, atëherë do të kemi dhe nevojat, prioritet. Urojmë që buxheti i shtetit dhe kontributet shqiptare e të huaja të na ndihmojnë që të mundësojmë një rindërtim të shpejtë.

Ka një sërë problemesh, janë dhe çështje objektive, si spostimi i njerëzve. Është e vështirë të japësh një përgjigje precize. Komiteti do ketë një detyrim të vazhdueshëm për të mos humbur përqendrimin për veprim. Duke ditur protagonizimin në dhënien e fondeve, dua dhe protagonizmin tim, meqë kam dhënë kontributin tim dhe dua të bëhet ajo që dua unë. Na duhet një frymë shumë e madhe e transparencës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb