Zyrtarët e policisë së Administratës Policore të Banja Llukës identifikuan dhe arrestuan një person për shkak të dyshimit se ai ka falsifikuar testet PCR, respektivisht ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

“Oficerët e policisë përmes punës operative në terren zbuluan se personi me inicialet M.P. kishte falsifikuar testet PCR. Gjatë ndalimit, atij iu gjetën pesë teste PCR me emra të ndryshëm, certifikata të punësimit të përhershëm, listë-pagesa dhe receta të mjekut, në të cilat gjithashtu qëndrojnë emra të ndryshëm”, njoftuan nga policia.

Policia gjithashtu ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar gjëra që mund të lidhen me kryerjen e kësaj vepre penale.

Në njoftimin e policisë thuhet se është informuar edhe Prokuroria Publike e Qarkut në Banja Lluka, të cilët pas përfundimit të procedurës hetimore, do të parashtrojnë paditë përkatëse.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb